Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, në një prononcim për media ka thënë se është populli dhe BDI-ja janë ata që kanë nevojë të madhe për Ali Ahmetin, spese sipas tij të gjitha proceset progressive në vend mbajnë vulën e tij, raporton indeks.mk
Ai ka thënë se ri-konfirmimi se Ahmeti do të vazhdojë të mbetet në krye të BDI-së i gëzoi të gjithë funksionarët, anëtarët dhe mbështetësit.
“Z.Ahmeti rikonfirmoi ri-kandidimin e tij në kongresin e ardhëshëm për të qenë në krye të BDI-së dhe kjo u pranua me entuziazëm të pashoq nga secili funksionar anëtarë dhe mbështetës i BDI-së. Vlerësoj se në këto rethana të cilat jemi, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por BDI-ja për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti, nuk ka nevojë për popullin, populli ka nevojë për Ali Ahmetin sepse është dëshmuar që 20 vite është lider i pakontestueshëm dhe se të gjitha proceset progressive në këtë vend e mbajnë vulën e tij”, tha mes tjerash Grubi.
Ai potencoi se në këtë moment BDI-ja është më e fortë se asnjëherë më parë dhe për këtë tha se e dijnë edhe partnerët e koalicionit po edhe opozita.
“BDI-ja është më e fortë apsolutisht se ka qenë ndonjëherë. Anketa e djeshme që është e porositur nga opozita, jo nga ne, tregon se BDI-ja është 6% e trupit votues ndërsa të gjithë partitë politike shqiptare tjera janë 5%. Aleanca ka 2%, BESA 1%, Alternativa ka 1%, PDSH-ja ka 1%. BDI-ja e vetme është më shumë se të gjithë bashkë. Këtë e dijnë edhe qytetarët edhe partnerët tanë të koalicionit e dijnë edhe partitë opozitare se BDI-ja është me e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësorë në institucionet e shtetit”, deklaroi Grubi.
Ai shtoi se kuadrot e BDI-së janë të fokusuar në realizimin e projekteve dhe planeve të hartuara nga strukturat.