Presidenti i FIFA-së Gianni Infantino ka arritur tashmë në Kosovës ku është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
Bashkë me Infantinon në Kosovë ka ardhur edhe presidenti i Federatës së Futbollit në Shqipëri, Armand Duka dhe i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.
Ai vjen në Kosovë me ftesë të presidentit Agim Ademi, teksa krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore.
Numri një i futbollit botëror do të mirëpritet edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Para mediave Infantino do të flas në orën 15:00.