Sejko: Forcimi i lekut, pozitiv/ “Rënia e euros nga turizmi dhe rritja e eksporteve”

0
57

Rënia e euros në raport me lekun gjatë javëve të fundit sipas guvernatorit Gent Sejko ka qenë e lidhur drejtpërdrejtë me faktorët sezonal.

 

Gjatë një samiti rajonal të mbajtur në Mal të Zi, Sejko shpjegoi se në vend ka hyrë sasi e madhe e euros për shkak të turizmit dhe rritjes së eksporteve. Për pasojë, euro është nënçmuar në raport me lekun, duke u këmbyer për 116.6 lekë.

 

Forcimi i lekut, theksoi Guvernatori i Bankës qëndrore është i volitshëm për ekonominë shqiptare, sepse zbut presionet e rritjes së çmimeve nga tregjet e importit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here