Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zekiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit
Shkup, 4 tetor – Pas zbatimit të procedurës hetimore dhe kryerjes së ekspertizës nga ana të akuzuarit dhe mbrojtjes së tij, prokurori përkatës i Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dje deri te Gjykata Themelore Penale ka dorëzuar akuzë kundër Muhamed Zekirit, ish-sekretarit gjeneral të Qeverisë. Sipas përshkrimit të akuzës, i akuzuari ngarkohet se ka kryer vepër penale të vazhduar “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, 1 dhe 45 nga Kodi Penal. Zekiri, si person zyrtar – sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, sipas akuzës, me paramendim ka kryer dy veprime të lidhura në kohë që paraqet realizim të disahershëm të të njëjtës vepër. “Ai në periudhën prej muajit maj 2021, deri më muajin mars të vitit 2022, duke e shfrytëzuar detyrën dhe autorizimit zyrtar ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike dhe dy herë, pa zbatuar procedurë për përkatëse për furnizime publike në të cilën në mënyrë konkurrente do të zgjidhej person juridik për zbatimin e aktiviteteve të nevojshme, ka nënshkruar dy marrëveshje me dy persona juridik si ofrues të shërbimeve”, thuhet në akuzë.
Në akuzë thuhet se më 04.05.2021, i akuzuari pa zbatuar procedurë për furnizim publik, me paramendim i ndihmuar nga të dyshuarit – shtetas kroatë (të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes), ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsulentë me person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH në kundërvlerë të denarit.