Kasami për qëllime politike në Zvicër me “harxhin” e tetovarëve!?

0
68

Me të ardhur në krye të Tetovës, Bilall Kasami ka harruar problemet reale me të cilat përballen tetovarët dhe premtimet se do të bëjë më të mirën për Tetovën, raporton Indeks.

Ai pushtetin po e shfrytëzon për të bërë shëtitje nëpër mërgatë me paratë e tetovarëve.

Javë më parë ai ishte në Danimarkë, ku para se të shkojë premtoi investime porn ë realitet doli që ai atje shkoi me “harxhin” e tetovarëve për të bërë fushatë në këtë shtet dhe nuk realizoi takim me asnjë zyrtarë për të biseduar për investime.

Si duket, Kasamit i është dukur “shijshëm” që të shitësi me paratë e huaja dhe së fundmi ka paralajmëruar se pas tre dite do të shkojë në Zvicër së bashku me “kabinetin” të cilin e ka tek Lëvizja Besa.

Së bashku me Kasamin në Zvicër do të shkojnë edhe Adnan Azizi, Blerim Sejdiu dhe Fatmir Limani. Kujtojmë, javë më parë, mediat raportuan se Kasami dhe kabineti i tij kanë harxhuar afërsisht dy milion denarë për udhëtime./indeks.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here