Plagoset një person para një diskoteke në Graçanicë, policia konfiskon një revolver

0
54

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para katër ditësh në Graçanicë.

Policia ka bërë me dije se rasti ka ndodhur përballë një diskoteke, ku nga të shtënat e armëve, ka mbetur i plagosur një person, shkruan lajmi.net.

E në lidhje me rastin, sot është arrestuar një person, nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Gjithashtu, atij i është konfiskuar edhe një revole.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prishtinë, 05 tetor 2022 – Më datë 01.10.2022, rreth orës 23:00, është raportuar se në Graçanicë , përballë një diskoteke nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një person.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin;

Xh. I, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

i cili sot më datë 05.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për rastin “Vrasje në Tentativë.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar edhe armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë;

Revole e tipit P. Undercover, si dhe

Katër (4) copë fishek./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here