Sot mbahet seanca për krizën – Pritet të ketë masa shtesë?

0
58

Marzhet e ngrirjes, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, funksionojnë, por ajo që i rrit çmimet janë inputet, energjia dhe lëndët e para që marrin prodhuesit e produkteve ushqimore bazë.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve, veçanërisht të produkteve ushqimore bazë. Qeveria mori masat fillestare për ngrirjen e çmimeve, por duke qenë se jemi një ekonomi e hapur që shkëmbejmë me vendet e huaja, ngrirja për një kohë të gjatë nuk është e mundur. Do të shfaqen mangësi, prandaj ne kaluam, si vendet e tjera, në ngrirjen e marzheve”, tha kryeministri të hënën.

Sipas njoftimeve nga daljet e tij të fundit publike, së shpejti pritet të shpallen masa konkrete në ndihmë të kategorive më vulnerabël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here