Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë, Ami Larsson Jain, të cilën siç njofton vet Grubi e ka uruar e i ka dëshiruar sukses në këtë detyrë.
“Biseduam për reformat në vend dhe përgatitjet që bën vendi në procesin e eurointegrimit si dhe sfidat me të cilat përballet mbarë bota me krizën ekonomike dhe energjetike.Republika e Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar ndër vendet e para protokollin për anëtarësim në NATO për Suedinë, duke u rreshtuar kështu krah botës demokratike.Shpreha falenderim për mbështetjen e Suedisë për rrugën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar që e njëjta të vazhdojë edhe më tej”, ka shkruar Grubi.