Skuadra e Ballkanit nga Kosova, pas fitores 4-3 ndaj Sivasporit në Turqi, është kryesuese në Grupin G të Ligës së Konferencës. E gjithë ky ndryshim në renditjen e Grupit G, vjen si pasojë e disfatës së Slavia Pragës nga rumunët e Kluzhit me 1-0.
Ekipi kosovar me një fitore, një barazim dhe një humbje kanë arkëtuar katër pikë, kështu duke qenë lider të grupit. Nga katër pikë kanë edhe Sivaspor e Slavia Pragë, por diferenca me gola ka bërë që suharekasit të jenë kryesues.