Kasami vazhdon të reklamojë udhëtimet që i bën në kurriz të tetovarëve (FOTO)

0
70

Hallet e tetovarëve nuk kanë të sosur, por kjo nuk i bën përshtypje tashmë kreut të Komunës së Tetovës Bilall Kasamin, i cili ka lëshuar edhe një njoftim lidhur me takimin që së bashku me bashëkpartiakët e tij do ta zhvillojë nesër në Zvicër.

Por Kasami nuk ka dhënë asnjë informacion se me çfarë para ai dhe miqtë e tij, Adnan Azizi, Blerim Sejdiu e Fatmir Limani do të udhëtojnë në Zurich për ti takuar bashkëatdhetarët për çështje politike.

Përpos kësaj, Kasami për këtë udhëtim nuk u ka dhënë raport as shërbimeve komunale po as këshilltarëve.

Informacionet jo zyrtare thonë se edhe këtë udhëtim, Kasami do ta mbulojë me mjetet e komunës njejtë siç ka bërë në të kaluarën, ku sipas informacioneve zyrtare ai dhe kabineti i tij kanë harxhuar miliona denarë për udhëtime zyrtare. /indeks.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here