Tashmë zyrtarisht Çavi Alonso do të jetë trajneri i ri i skuadrës gjermane, Bajer Leverkuzen. “Farmacevtët”, e kanë prezantuar trajnerin spanjoll, si zëvendësuesin e Gerardo Seoane. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është bëre e ditur se palët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare.
“Bayer 04 Leverkusen është ndarë me trajnerin Gerardo Seoane. Trajneri zviceran pasohet nga Çavi Alonso i cili ka një kontratë deri më 30 qershor 2024. Mirësevjen në Leverkuzen, Çavi Alonso”, shkruan në njoftimin e klubit gjerman.