Formula 1, Pier Gasli kalon tek “Alpin”

0
61

Piloti francez në Formula 1, Pierr Gasli, në sezonin e ardhshëm do të drejtojë makinën e skuadrës “Alpin”. Në anën tjetër, në vendin e tij, te skuadra e “Alfa Tauri”, do të jetë piloti holandez, Nik De Vris.

Francezi Gasli do të zëvëndësojë Fernando Alonson dhe do të bashkohet me Esteban Okonin, një mik nga fëmijëria e tij, duke krijuar dyshen franceze nga viti 2023 te skuadra “Alpin”.

Kujtojmë se Gasli në karrierën e tij të deritanishme, ka shënuar një fitore, duke triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Monza, në vitin 2020. Ndërkohë, De Vris, te skuadra “Alfa Tauri” do të jetë kolegë me pilotin japonez Juni Cunoda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here