Qeveria çdo ditë bisedon me odat ekonomike se si t’iu ndihmojë kompanive të mëdha të cilat janë në tregun e liberalizuar. Po përgatitet pako e masave e cila duhet të finalizohet deri në fund të këtij muaji, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski
Sipas tij, ulja e TVSH-së nuk është aq e rëndësishme për uljen e çmimit të energjisë elektrike e cila u rrit dhjetë herë në krahasim me çmimet para konfliktit rus-ukrainas.
Ajo që është e nevojshme për momentin, vlerësoi kryeministri, është rritje maksimale e prodhimtarisë së energjisë elektrike dhe vënien në funksion të të gjitha kapaciteteve prodhuese.
“Po diskutohet që shteti të ndihmojë konsumatorët e mëdhenj që janë në tregun e liberalizuar. Jemi duke diskutuar për sigurimin e energjisë elektrike më të lirë nga burime dypalëshe, me Bullgarinë, Turqinë, Greqinë, Serbinë. Aktualisht është duke u përgatitur një pako e masave, e cila duhet të finalizohet në fund të këtij muaji. Do të merren parasysh karakteristikat e industrive dhe në bazë të një analize të tillë dhe mundësive buxhetore do të ofrojmë mbështetje financiare për kompanitë që janë në tregun e liberalizuar. Për këtë po punohet aktualisht, do të diskutohet me odat ekonomike. Fillimisht do të dalim para tyre, e më pas edhe para publikut”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes për nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit ndërmjet M-TEL dhe KB Rabotniçki.
Në lidhje me TVSH-në, kryeministri përkujtoi se tashmë është bërë ulje, qysh vitin e kaluar.
“Nëse e shihni normën efektive, me numrin e madh të lehtësimeve tatimore është rreth 11 për qind. Këtë e bëmë që të lehtësohet blerja për një numër të madh të produkteve themelore. Mund të bëhet edhe në atë pjesë analizë, por nuk vlerësoj se ulja e TVSH-së është me rëndësi të madhe për uljen e çmimit të energjisë elektrike e cila u rrit dhjetë herë më shumë në krahasim me çmimet para konfliktit rus-ukrainas”, theksoi Kovaçevski.