Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” kanë zbuluar itinerarin e maratonës që do të zhvillohet gjatë kësaj Olimpiade. Një garë e gjatë 42 kilometra që do të jetë një kombinim mes spektaklit në rrugë dhe historisë.
Atletët pjesëmarrës në garë do të vrapojnë në disa nga zonat më të bukura dhe më historike të Parisit. Duke nisur nga Bashkia e duke kaluar në të gjitha objektet më të rëndësishme kulturore, si Kulla Eifel, Luvri etj.
A spectacular, demanding, and unprecedented race!
Discover the official route of the #Paris2024 Olympic marathon 🔥
–
Spectaculaire, exigeant, inspirant, voici le parcours du Marathon Olympique de #Paris2024 pic.twitter.com/kLshJ4fTFG— Paris 2024 (@Paris2024) October 5, 2022
Është vendosur që rrugëtimi i kësaj maratone të jetë një përkujtim i marshimit të grave nga Parisi në Marsejë në vitin 1789. Garat e maratonës në Olimpiadën pariziene do të zhvillohen më datat 10 dhe 11 gusht 2024.