Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar ndaj shkrimit që e publikoi kryeministri Albin Kurti, pasditën e së shtunës, ku foli për rritje ekonomike.
Nushi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për të mashtruar, Qeveria nuk pushon as fundjavës.
“Per me mashtru e me bo propagande, kta s’pushojne as te shtunen e te dielen”, tha ai.
Për shkrimin polemikës iu është bashkuar edhe ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i cili ka polemizuar edhe me deputetin e LVV-së, Armend Muja.