Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti ka realizuar një eurogol në Kroaci. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili pas aventurës te Shqipëria U21 debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në qershorin që lamë pas, zhbllokoi takimin Hajduk-Varazdin me një veprim të jashtëzakonshëm.
Sahiti shfrytëzoi një krosim të Livaja në minutën e 33-të dhe tundi rrjetën kundërshtare me një roveshatë të mrekullueshme. Hajduku në avantazh dhe momentalisht në vend të dytë në kampionatin kroat.
Ndërkohë, ky ishte goli i parë sezonal në kampionat për Sahitin, i cili dërgoi ultrasit e Hajdukut në festë me golin unik që realizoi.
