Home Showbiz Ben Affleck i pakënaqur në krah të Lopez, çfarë thonë miqtë e...

Ben Affleck i pakënaqur në krah të Lopez, çfarë thonë miqtë e aktorit: Ai është bërë kukulla e saj

0
66

Martesa mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk po shkon ashtu siç e kishin planifikuar, sipas raportimeve nga mediat e huaja. Dyshja me famë botërore, të cilët u ribashkuan pas afro 20 vitesh, u martuan vetëm tre muaj më parë në një ceremoni luksoze në Georgia.

Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se JLo e ka vënë nën kontroll aktorin dhe ai është bërë si një kukull për të. Sipas asaj që raportojnë mediat, ka filluar të ndikojë në mirëqenien mendore të aktorit dhe për këtë arsye ai dëshiron të largohet tashmë nga lidhja.

Miqtë e afërt i kanë thënë Heat World se “ai nuk është 100 për qind i lumtur”. “Të gjithë, përfshirë Benin, e dinin se çfarë përfshinte martesa e Jennifer-it, por është e vështirë të besohet se ai është 100% i lumtur kur duket kaq i humbur. Ai u bë kukulla e JLo-s, ashtu si gjithë të tjerët para tij”, thonë ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here