Kërcënohen lojtarët e Iranit, këndoni himnin ose…

0
36

Familjet dhe lojtarët e kombëtares së Iranit që ndodhen në Botërorin e Katarit, janë kërcënuar me arrestime e tortura nëse futbollistët nuk do të këndojnë himnin. Të gjithë duhet të këndojnë himnin para ndeshjes me SHBA, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve në “Katar 2022”.

Lajmin e kërcënimit të familjarëve e ka bërë me dije CNN, nga burime pranë kombëtares iraniane. Kombëtarja nuk e këndoi himnin në ndeshjen hapëse të Botërorit, ndaj Anglisë, më 21 nëntor. Pas këtij incidenti, mësohet se lojtarët janë kërcënuar me jetë dhe tortura, andaj dhe kënduan në ndeshjen e dytë ndaj Uellsit.

Sipas CNN-it, në Katar ndodhen mjaft forca të Rojeve Revolucionare të Iranit, që mbikqyrin kombëtaren. Ata nuk lejojnë që futbollistët të dalin nga hoteli apo shoqërohen me persona të tjerë.

“Ka forca të mëdha sigurie, që mbledhin në çdo moment informacione në lidhje me atë që ndodh me kombëtaren”, raporton CNN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here