Rexhepi: Ligji per themelimin e Agjencisë për siguri në komunikacion miratohet në tremujorin e parë të 2023

0
33

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot mori pjesë në puntorinë e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në bashkpunim me Bankën Botërore për kapacitet e menaxhimit të sigurisë rrugore.

Kjo puntori është e organizuar në kuadër të projektit për përmirësin e rrugëve lokale, ku z. Rexhepi ishte panelist gjatë diskutimit për arritjen e konsensusit formal dhe konkluzioneve mbi kapacitetet e menaxhimit të sigurisë në komunikacion si dhe rekomandimet për forcimin institucional të kapaciteteve për menaxhimin e sigurisë në komunikacion.

Sfidat e krijimit të një organi ekzekutiv të sigurisë në komunikacion datojnë që në periudhë 2014-2015 pas rezultateve të qarta të marra në kuadër të projektit për përmirësimin e sigurisë rrugore, financuar nga BE përmes instrumentit IPA, më tej përmes informacioneve të shumta deri në Qeveri dhe konkluzioneve gjatë vitit 2016, si dhe analizave marrë nga Banka Botërore në fund të vitit 2017. Ky proces kompleks vazhdoi me intensitet edhe më të madh gjatë vitit 2018 me ngritjen e Grupit Punues nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me të vetmin qëllim themelimin dhe funksionalizimin e një organi të tillë – tha Rexhepi.

Në këtë drejtim, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke inicuar procedurën për marrjen e Asistencës Teknike për themelimin e Organit Ekzekutiv për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, financuar përmes BE-së në kuadër të instrumentit EIUF projekt që u realizua gjatë vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021, ku rezultuan 7 raporte në kuadër të projektit të lartpërmendur për krijimin e një organi ekzekutiv.

E gjithë e përmendur më sipër evidenton pa mëdyshje përkushtimin serioz të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeverisë për nevojën dhe urgjencën e krijimit të një organi të tillë, duke theksuar mbështetjen e jashtëzakonshme nga BE-ja dhe Komuniteti i Transportit në domosdoshmërinë e krijimit të Sigurisë Rrugore. Agjenci, e cila do të mundësojë një mbështetje të qartë dhe pa ekuivok mbi të gjitha për qytetarët (duke përmirësuar sigurinë e tyre në komunikacion), por do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv edhe në ekonominë e vendit tonë.

Aktualisht, projektligji për themelimin e agjencisë për siguri në komunikacion është në konsultime ndërinstitucionale, pas së cilës pritet të dorëzohet në Qeveri. Ligji pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2023 – përfundoi fjalimin e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here