Tajson – Çisora, nis më herët se sa jemi mësuar t’i shohim meçet e boksit

0
18

Yjet britanikë të boksit, Tajson Fjuri dhe Derek Çisora janë të gatshëm t’i kundërvihen njëri-tjetrit për herë të tretë në karrierat e tyre. Në Londër, Fjuri do të mbrojë titullin e tij të WBC përballë Çisora-s, në atë që do të jetë dueli i 3-të mes tyre.

Ky meç, sipas mediave britanike do të ketë një orar më ndryshe se meçet e kaluara. Ecja drejt ringut e Tajson Fjurit dhe Dereck Çisora-s, më 3 dhjetor, pritet të bëhet në orën 22:15. Zakonisht, në meçet e fundit të mëdha, kjo ecje bëhet mes orës 23:30 dhe 24:00.

Kujtojmë se në të njëjtën mbrëmje do të ndeshen edhe Daniel Dubua dhe Kevin Lerena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here