Buxheti 2023: Zhvillim dhe mbulim i “gropave” nga kriza

0
38

KOVAÇEVSKI: JU MOTIVOJ TË DENONCONI PRAKTIKA KRIMINALE DHE KORRUPTIVE

Nga 5,3 miliardë eurot e planifikuara, sa është planifikuar buxheti për vitin 2023, edhe më tej do të ndahen mjete për kompensimin e çmimeve të larta të energjensëve, në mënyrë që kriza globale sa më pak të pasqyrohet në faturat e rrymës dhe ngrohjes qendrore të qytetarëve. Qeveria do të duhet të gjejë mënyrë që nga buxheti t’i mbulojë edhe borxhet e më shumë institucioneve shtetërore, si Qendra Klinike, Hekurudhat dhe dhjetëra të tjera të cilat në mënyrë kronike nuk arrijnë t’i paguajnë faturat. Kryeministri Kovaçevski shpreh bindjen se askush nuk do të jetë “i harruar” në përpjekjet që kriza të tejkalohet me sa më pak stres për qytetarët.

Buxheti për vitin e ardhshëm përveç që, si edhe ai i deritanishmi, do të duhet të mbulojë “gropa” të shkaktuara nga kriza ekonomike dhe energjetike, parashihet të sigurojë edhe kushte për zhvillim dhe stabilitet të vendit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski shpreh bindjen se do të vazhdohet me planifikim të kujdesshëm dhe kursim, në varësi të kushteve që i imponon kriza, raporton Klan M.

“Në fillim të krizës nuk dihej nëse do të ketë mjaftueshëm bukë, miell, ushqim, rrymë, ngrohje, naftë, nuk dihej nëse do të kemi mjaftueshëm para, a do të paguhen pensionet. Por Qeveria iu përgjigj krizës në mënyrë adekuate dhe sot kemi ushqim, energjensë dhe rrymë dhe paga e pensione më të larta. Qasjen e njëjtë do ta kemi edhe në realizimin e buxhetit për vitin 2023” – tha Dimitar Kovaçevski.

Derisa në Kuvend vazhdon debati për harxhimin e arkës shtetërore të vitit të ardhshëm, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministria e të cilit do të marrë pjesën më të madhe, madje 1,2 miliardë euro nga buxheti, ai paralajmëroi se paratë për institucionet shtetërore këtë vit planifikohen sipas indikatorëve të rinj, sipas numrit të të punësuarve dhe sipas efikasitetit. Se do të ketë të dala më të mëdha që rezultojnë nga kryesimi i vendit me OSBE-në, por edhe kursim të mëtejshëm.

“Në të dalat aktuale do të ulen shpenzimet joproduktive, për mëditje, për udhëtime zyrtare, për mobilje, për automjete, me përjashtim të OSBE-së ku kemi mjaft lidhje të kontratave në vepër. Do të rriten transferet te njësitë e vetëqeverisjes lokale, edhe atë për 15,3% në raport me ribalancin. Parashikohet rritje e transfereve sociale dhe rritja e pensioneve dhe për mbrojtjen shëndetësore sociale” – deklaroi Fatmir Besimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here