Spasovski: Në luftën kundër tregtisë ilegale me drogë, këtë vit policia ka arritur të kapë 1,5 kg kokainë

0
43

Në luftën kundër tregtisë ilegale me drogë, SPB Shkup vitin e kaluar mund të mburret me konfiskim të 215 kilogramë rekord marihuanë, ndërsa këtë vit madje 1,5 kilogramë kokainë, publikoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Fejsbuk.

“Shtetin e kemi pozicionuar si faktor kredibil në luftën kundër tregtisë së palejuar me narkotikë. Si MPB vazhdojmë pa kompromis të punojmë në çrrënjosjen e kësaj dukurie. Rritje për 6,52 për qind shënohet edhe në grabitjet dhe plaçkitjet e ndriçuara në rajonin e SPB Shkup për periudhën janar-tetor 2022”, ka shkruar Spasovski.

Ai porositi se vazhdojnë me intensitet të rritur në përmirësimin e gjendjes së sigurisë, si në rajonin e SPB Shkup, ashtu edhe në territorin e tërë shtetit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here