Debat koti Albina ose Elsa! Kënga e Albinës nuk është tallava!

0
21

Albina Kelmendi ose Elsa Lila në Eurosong?

Kjo dilemë pasoi me fitoren e njërës në njërën kategori(çmimi i publikut) dhe tjetrës(çmimin e jurisë).

Nga shumë debate, veçojmë njërin që u bë në TV Euronews, ku kishte zëra pro dhe kundër kësaj zgjedhjeje, me argumentimin se duke lënë këngën për Eurosong “ta zgjedhë populli”, ka gjasa që kjo të jetë bërë sipas shijes së përgjithshme më të përafërta me sitilintallava”! Këtë nuk e thoshin drejtpërdrejtë për këngën e Albinës, por, dukej një vrer te kompozitori Erion Zaloshnja, i cili ishte më i zëshëm në kontestimin e përzgjedhjes, pa përmendur konkretisht as njërën as tjetrën këngë, për të thënë në fund, se favoritja e tij në të vërtetë, ka qenë një këngë e tretë.

Lidhur me mënyrën e zgjedhjes, sipas Bojken Lakos, drejtor për aspektin artistik të Festivalit të RTSH-së, të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë paraprakisht të informuar dhe për këtë nuk ka pasur ankesa. Pjesëmarrësit e debatit, në studio dhe përmes Skype-it, e trajtuan si një rikthim madhështor të ElsaLilës, duke e vlerësuar lartë këngën e saj “Evita” si për muzikën, si për interpretimin dhe se ajo duhej ta prezantonte Shqipërinë. Mirëpo, në këtë pikë, gjithsesi, duhet veçuar argumentin e Milaim Zekës, po dhe të ndonjë debutuesi tjetër, se Albina nuk ishte poshtë në vlerësimet e jurisë, duke u renditur menjëherë e dyta pas Elsës, pra, siç thanë edhe të tjerët, shija e jurisë dhe publikut nuk kanë qenë larg njëra tjetrës.

“Vija e pastër muzikore” e Elsa Lilës, edhe nuk ishte aq perfektë sa do të thoshte dikush, sepse ka pasur edhe vlerësime të njerëzve me shije se “Evita” e saj, sadoqë e inspiruar nga bota e saj intime, ishte një këngë prej së cilës as i dëgjoheshin fjalët, e as ishte interpretimi perfekt, kurse kishte dhe ndërhyrje disharmonike të interpretimit dhe zërit. Në anën tjetër, përdorimi i elementeve të flokut në një melodi zbavitëse, siç ishte kënga e Albina Kelmendit, “Duje”,  nuk do të thotë apriori rënie në nivel të stilit të këngëve të kafenesë(“tallava”), sepse pikërisht gërshetimi me elemente folklori, është një nga bukuritë e rokut kosovar(Ilirët, Fsnikët, Mak-Hakim Misini, Yericho…), që në Shqipëri është parapëlqyer dhe çmohet më së shumti, e të mos flasim për një grup sarajevas siç është “Bjello dugme”, apo maqedonas, “Leb i Soll” e shumë të tjera, që kanë dhënë këngë të pavdekshme pikërisht falë përpunimit të folkut në këngët e tyre.

E vetmja dilemë, për të cilën ia vlen të diskutohet është përse drejtoria e festivalit nuk e përdori formulën magjike të përzgjedhjes me gërshetim të votave të jurisë dhe ato të publikut. Zaten kjo formulë përdoret edhe gjatë përzgjedhjes së këngës më të mirë në Eurosong. Edhe më këtë formulë, do të shkonte Albina Kelmendi me familjen e saj për ta prezantuar Shqipërinë në Eurosong 2023!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here