Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Paraprakisht mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë dy vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.