Ançeloti kërkon që të mbrohet më shumë braziliani Vinisius

0
12

Pas disfatës në finalen e Superkupës së Spanjës, Real Madrid u rikthye te suksesi në La Liga aty ku kryeqytetasit mposhtën në transfertë me rezultatin 0-2, Atletik Bilbaon. “Los Blancos” vijojnë ndjekjen e kryesuesve të Barcelonës teksa diferenca është vetëm tre pikë.

Ndërkohë, nga ana tjetër trajneri Karlo Ançelotti iu gëzua suksesit në “San Mamesh”, por edhe njëherë tjetër bëri thirrje që arbitrat të mbrojnë Vinisius Xhunior në fushë, pasi braziliani merr shumë goditje nga kundërshtarët.

“Ishte një ndeshje në të cilën u mbrojtëm mirë, ishim shumë solidë dhe më pas erdhën golat që për mua ishin shumë të bukur.

Vinisiusi? Ai është një person shumë i ndjeshëm dhe kundërshtarët në fushë e ngacmojnë vazhdimisht.

Por, nuk janë vetëm lojtarët kundërshtarë, në ngacmimet ndaj Vinisiusit bashkohen edhe tifozët apo në ndonjë rast arbitrat. Edhe në ndeshjen me Bilbaon e “morën me shqelma”, por besoj se situata do të përmirësohet. Ai ndonjëherë e humbet përqëndrimin, por mbetet një djalosh shumë i mirë. Ne e duam shumë dhe kërkojmë që të respektohet më shumë”, u shpreh Ançeloti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here