Skena të pahijshme, Lampard “përplaset” me mesfushorin

0
12

Mesfushori i Evertonit, Abdoulaje Doukoure është stërvitur i vetëm pas një përplasjeje me trajnerin, Frank Lampard. Doukoure, së bashku me lojtarët e tjerë, u përfshinë në një përplasje në dhomën e zhveshjes me trajnerin pas humbjes nga Southampton më 14 janar. Më pas, mesfushori u la jashtë skuadrës për humbjen nga Uest Hemi, fundjavën e kaluar. 30-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe ka gjasa që ai të lejohet të largohet si i lirë.

Lampard do të zbulojë fatin e tij së shpejti, me të ardhmen e tij në Everton në dyshime serioze pas rezultateve të mjerueshme të fundit, të cilat kanë përfshirë katër humbje radhazi në të gjitha garat.

Evertoni është në vendin e 19-të në Ligën Premier dhe ndeshja e tyre e radhës është në shtëpi ndaj liderit Arsenalit, kohë në të cilën mund të emërohet një trajner i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here