Arrestohet 23 vjeçari nga Bogovina, kjo është arsyeja

0
45

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 23 vjeçarin Q.Q. nga Bogovina e Tetovës, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmjen e djeshme (24-janar) rreth orës 22:15, në Bogovinë të Tetovës, kanë privuar 23-vjeçarin Q.Q. nga Poroi i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “BMW” me targa të Tetovës, me të cilën udhëtonte me tre persona të tjerë, është gjet kokainë. Shoferit V.A. (27) nga i njëjti fshat, nga ana tjetër, i është gjetur dhe marrë një thikë. I privuari Q.Q. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’i përpilohet kallëzim përkatës, ndërsa parashtresë përkatëse do të vijoj edhe kundër personit V.A.”, thuhet në raportin e SPB-Tetovë./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here