Rrahmani-Napoli, pa marrëveshje për vazhdimin e kontratës!

0
35

Amir Rrahmani është kthyer në çështje te Napolit. Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës luan rol shumë të rëndësishëm te skuadra italiane, duke mbajtur vendin e padiskutuar të titullarit.

Po ndërsa kontrata po i afrohet fundit, më saktë përfundon në verën e 2024-ës, palët ende nuk kanë rënë dakord për termat e rinovimit.

Pavarësisht dialogut të vazhdueshëm, ngërçi mes palëve është paga e lartë e 29-vjeçarit, një trashëgimi e së shkuarës te Napoli, para politikës së uljes së pagave të verës së kaluar, me mbrojtësin që dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin, por pa u prekur paga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here