Dua Lipa pozon për kopertinën e revistës “Dazed” me veshjet nga koleksioni i saj me “Versace” – Telegrafi

0
15

Dua Lipa ‘ngriti temperaturat’ teksa shfaqi koleksionin e saj të ri “Versace” në një fotosesion të mrekullueshëm.

Këngëtarja 27-vjeçare ka bashkëpunuar me shtëpinë luksoze italiane të modës për koleksionin e saj të ri “La Vacanza” e cila debutoi në Festivalin e Filmit në Kanë.

Dhe Dua dëshmoi se ajo ishte promovimi më i mirë, pasi ajo pozoi me koleksionin e ti për kopertinën e revistës “Dazed” të edicionin e verës 2023.

Veshja shkëlqyese me nuanca rozë dhe kaltër ishte ndoshta një shenjë për debutimin e ardhshëm në film të Duas si ‘Mermaid Barbie’ në “Barbie” të Margot Robbie, që do të dalë në korrik.

Një tjetër foto tregoi Dua duke mbajtur një kurorë vezulluese në një sytjena me rripa argjendi.

Dua bashkë-dizajnoi koleksionin e frymëzuar nga pushimet me vetë Donatella Versace, i cili debutoi zyrtarisht në Kanë më 23 maj gjatë një shfaqjeje skenike të modës.

Fituesja e “Grammy”-t nuk është e huaj për botën e “Versace”-s dhe ka qëndruar në rreshtin e parë në shfaqjet e shumta të pistave për markën.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua doli gjithashtu në pasarelë për shfaqjen e “Versace”-s ‘pranverë/verë 2022 gjatë Javës së Modës në Milano.

Për Met Gala-n e këtij viti, ajo ishte bashkë-prezantuese e ngjarjes dhe u shfaq me një fustan të bardhë “Chanel” të vitit 1992, i bërë i famshëm për herë të parë nga Claudia Schiffer. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here