Shkëlzen Gashi ka njoftuar pensionimin nga futbollit përmes rrjeteve sociale

0
15

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Shkëlzen Gashi tregoi që do varë këpucët në moshën 34 vjeçare.

“Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mija dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do vije. I juaji Shkeli”, shkroi ai.

Gashi aktualisht është pjesë e Aarau në ligën e dytë të Zvicrës, karrierë ka bërë edhe tek Bellinzona, Shafauzeni, Ksamaksi e Cyrihu, Bazel në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Kolorado Rapids. Kujtojmë se me kombëtaren e Shqipërisë, Shkëlzen Gashi ka 16 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol me fanellën “kuqezi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here