Federata e Futbollit e Zvicrës ka publikuar programin për ndeshjen me Kosovën. Ndeshja Kosovë – Zvicër zhvillohet 9 shtator nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Përfaqësuesja zvicerane grumbullohet të hënën, më 4 shtator në Saillon të Zvicrës. Stërvitjet në Zvicër vazhdojnë deri të premten, 8 shtator. Në ditën para ndeshjes, Zvicra stërvitet në qytetin Riddes, ndërsa udhëtimin për në Prishtinë e bën nga Sioni, pasdite.
Në “Fadil Vokrri” do të mbahet vetëm konferenca për shtyp e përzgjedhësit Murat Yakin dhe e një lojtari. Ndërkohë nuk është planifikuar ndonjë stërvitje në “Fadil Vokrri”.