Seancë e 125-të e Kuvendit, debatohet për më shumë propozim-ligje

Propozimi i deklaratës me rastin e 120-vjetorit nga kryengritja e Ilindenit dhe Repubika e Krushevës, është në rendin e ditës së seancës së sotme të 125-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari shkencoro-hulumtuese dhe Propozimin për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës së fëmijëve.

Në agjendën janë edhe Propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes së ndryshuar për furnizime publike (2012) me Vendim nga Komiteti për furnizime publike të Organizatës trgetare botërore për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Marrëveshjes së ndryshuar për furnizime publike (2012) dhe Protokollit të gjashtë plotësues për forcat multikombëtare paqesore të Evropës Juglindore.

Siç u paralajmërua, deputetët duhet të debatojnë edhe për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizat edhe të Ligjit për Bankë zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Do të diskutohet mes tjerash edhe për Propozimin e ligjit për sistemin për vlerësim të personave me pengesa në zhvillim, propozim ligji për regjistër të sigurimit të obliguar social dhe për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Në seancën e sotme të Kuvendit janë edhe Propozimi i ligjit për gjueti dhe Propozimi i ligjit për arsim për të moshuarit, të dy në lexim të parë.

Në agjendë janë edhe Propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim, me procurës të shkurtuar.