LSDM: Me ndryshimet në Kodin Penal do të ketë konfiskim të zgjeruar

“Zgjerimi i konfiskimit, e cila është e siguruar me ndryshimin e Kodit Penal është armë në luftën kundër krimit, veçanërisht krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thonë nga LSDM pasi u votuan ndryshimet në Kodin Penal për uljen e dënimeve me burg për krimet të cilat kryhen nga funksionarët shtetëror.

Nga LSDM thonë se ndryshimi i nenit 98-a të Kodit Penal krijon një mundësi ligjore për zbatimin më të madh të masës së konfiskimit nga ana e gjyqtarëve duke zgjeruar fushën e krimeve për të cilat mund të zbatohet konfiskimi i zgjeruar.

“Kjo nënkupton gjithashtu rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme”.

“Ndryshimi i Kodit Penal është edhe në drejtim të harmonizimit me legjislacionin evropian, sepse arrihet pajtueshmëri e plotë me Direktivën 2014/42/BE për ngrirjen dhe konfiskimin e sendeve dhe dobive pasurore të fituara me vepra penale në Bashkimin Evropian”, thonë nga LSDM.