Sonte përfundon afati i aplikimit për subvencionim të sistemit diellor të ngrohjes së ujit – Ora Info

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se sonte në orën 23:59 përfundon afati i aplikimit për fazën e parë të subvencionimit për sistemin diellor të ngrohjes së ujit sanitar.

Sipas njoftimit të ME-së, pas kualifikimit me sukses në fazën e parë, do të kontaktoheni dhe procesi do të vazhdojë deri më datën 17 nëntor me fazën e dytë, të subvencionimit për sistemin diellor të ngrohjes së ujit sanitar.

”Ju falënderojmë për përfshirjen dhe bashkëpunimin tuaj në këtë nismë të rëndësishme. 🔗Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468 “, thuhet në njoftim.