
Rusia nuk sheh asnjë perspektivë për një stabilizim afatgjatë të situatës rreth Kosovës për faktin se Amerika dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht po e nxisin situatën, tha zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Aleksandar Grusko.
“Ne nuk shohim ndonjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. “Lideri i Kosovës Albin Kurti, duke nxitur tensionet dhe aktivitete që synojnë dëbimin e serbëve, mendon se patronët e tij – Uashingtoni dhe Brukseli – do të ushtrojnë edhe më shumë presion mbi Beogradin dhe kështu do të arrijnë njohjen e pavarësisë, e cila do të shkelte Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Grushko.
Reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i dobët dhe joparimor, theksoi ai.
Dhe kjo vetëm e qetëson Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të japin rezultate”, përfundoi zyrtari rus./FrontOnline/