Kryetari i Preshevës: Ka potencial për incident në vendin tonë

kryetari-i-presheves:-ka-potencial-per-incident-ne-vendin-tone

kryetari-i-presheves:-ka-potencial-per-incident-ne-vendin-tone

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë që shqiptarët atje janë të shqetësuar për situatën, pas asaj që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Ani pse nuk kanë marrë ndonjë kërcënim, ai thotë se janë të alarmuar sepse mund të ndodh gjithçka.

“Jo deri më tani nuk ka pasur fare provokime por ne jemi të alarmuar dhe jemi të shqetësuar për situatën sepse nuk dihet kur dhe si mund të ndodhi, por për momentin nuk kemi pasur. Qytetarët janë të frikësuar, janë të shqetësuar sidomos duke e pasur parasysh që i kemi të freskëta ende ngjarjet që na kanë ndodh në 2001, dhe duke e ditur se me kënd kemi punë normalisht që jemi të frikësuar”, tha ai për Front Online.

Madje ai thotë që ka potencial për ndonjë incident.

“Po potencial ka për një rrezik të ndonjë incidenti të cilën nuk mund ta parashohim, por çfarë mundem me e ditë është potencial ka”, tha ai.