

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriçi mund ta transferohet në afatin kalimtar të janarit në kampionatin elitar gjerman, Bundesliga. Muriçi ishte ndoshta lojtari më meritor për rikthimin e Barnlit në Premier Ligë këtë sezon, pas super paraqitjeve në Championship.
Megjithatë, drejtuesit e klubit vendosen ta blejnë një portier të ri si Xhejms Traford dhe Muriçi ka mbetur vetëm zgjedhja e dytë. Portieri i “Dardanëve” nuk po e pëlqen këtë situatë dhe po mendon opsione tjera në afatin kalimtar të janarit.
Për Muriçin gjithashtu ka interesim dhe jo nga çfarëdo klube, por nga ato të nivelit të lartë që luajnë në Ligën e Kampionëve. Sipas mediumit “Sky Deutschland”, Union Berlin është i interesuar për Muriçin dhe pritet ta bëjë një ofertë si huazim në janar me opsion blerje në verë. Vlera momentale e portierit të Kosovës është nëntë milionë euro.