Presker: Sllovenia, ashtu si Maqedonia e Veriut, duhej të zgjidhte çështje dypalëshe përpara se të anëtarësohej në BE

Paralelet mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut janë interesante, pasi të dy kishim probleme dhe presione dypalëshe. Sllovenia kishte çështje bilaterale me Italinë, ndërsa Italia i ngriti problemet që donte të zgjidhte me Slloveninë në nivel evropian, tha ambasadori slloven në RMV, Gregor Presker, në forumin “Ne jemi Evropa” në Ohër.

Ai shtoi se Sllovenia dhe Italia më pas arritën të ashtuquajturën Kompromisi spanjoll dhe bëri një paralele me propozimin francez që mori vendi vitin e kaluar.

“Qëllimi i Qeverisë dhe opozitës në slloveni ishte i njëjtë, anëtarësimi sa më shpejt në BE. Opozita e kundërshtoi Qeverinë, por ata punuan edhe për anëtarësimin më të shpejtë të Sllovenisë në BE”, tha Presker.

Ambasadori theksoi se bashkëpunimi ndërmjet ministrive, odave ekonomike dhe shoqërisë civile është i rëndësishëm dhe se të gjithë kanë kontribuar në negociatat me BE-në.