Kim Kardashian sigurohet që fëmijët e saj të marrin më të mirat në jetën e tyre. Në episodin e fundit të The Kardashians, nëna e katër fëmijëve, 42 vjeç, foli për punësimin e një dadoje mashkull për të kaluar kohë me djalin Saint.
“Është vërtet e vështirë për mua të jem strikte”, pranon Kardashian. “Prindërit e mi nuk ishin aspak të rreptë dhe ndonjëherë për shkak se jam vërtet e zënë, do të ishte e mahnitshme nëse do të kisha një partner që do të më ndihmonte, por siç e dini, nuk mund të ndodhë kështu.”
“Unë mendoj se familja ime është shumë e dominuar nga femrat. Kohët e fundit kam punësuar një dado. Doja shumë një mashkull pranë fëmijëve që do t’i çonte dhe do t’i merrte në sport, pata frikë t’i thoja babait të tyre këtë.”
Pavarësisht hezitimit të saj për t’i treguar ish-partnerit, Kanye West, gjërat shkuan mirë kur u prezantuan.
“Kur dado po linte fëmijët, Kanye u prezantua. Ata luajtën bashkë me Saint. Ai ishte shumë i sjellshëm me të dhe i tregoi disa rregulla”.