Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kritikon Serbinë për sulmin në Banjskë

Parlamenti Evropian do të votojë sot për një rezolutë që kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kritikon Serbinë për sulmin terrorist në fshatin Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe u plagosën pesë të tjerë.

Rezoluta, e titulluar “Normalizimi Kosovë-Serbi”, është hartuar nga eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili ka shpalosur detaje lidhur me përmbajtjen e saj në një postim në X, ish-Twitter. Ai tha se paragrafi i 26-t i rezolutës rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar 2024.

“Paragrafi i rezolutës ‘Normalizimi Serbi-Kosovë’, që do të votohet nga PE: 26. Rikujton se marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk duhet të lidhet me dialogun dhe duhet të hyjë në fuqi më së voni më 1 janar”, shkroi Reuten.

Rezoluta gjithashtu shpreh keqardhje për viktimat dhe ngushllime për familjen dhe kolegët e Afrim Bunjakut, policit qe u vra në sulm, dhe kërkon nga Serbia të dënoj me vendosmëri aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmoj në rivendosjen e qetësisë në kufi. Rezoluta thekson se sulmi ishte një akt terrorist i organizuar nga Zvonko Radojiçiq, një person i kërkuar nga Interpoli, dhe kërkon ekstradimin e tij nga Serbia.

Rezoluta gjithashtu mbështet procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin e Bashkimit Evropian si ndihmues. Rezoluta inkurajon palët të angazhohen konstruktivisht për arritjen e njohjes reciproke dhe një marrveshje ligjore të detyrueshme, si parakusht për integrimin në BE.

Rezoluta reflekton edhe deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjat konferencs per medie me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, theksoi nevojen qe te dyja palet te deshmojne nje fryme pergjegjesie. Ai nënvizoi qart pritshmrit e tij nga presidenti serb, Vuçiq : të dnoj me vendosmrin më të madhe aktet e 24 shtatorit dhe të ndihmoj në rivendosjen e qetësis në kufi.

Rezoluta pritet të miratohet me shumicën e votave nga eurodeputetët. Rezoluta nuk ka fuqi ligjore, por ka një rëndesi politike dhe simbolike. Rezoluta shpreh vullnetin e Parlamentit Evropian për të mbrojtur interesat dhe vlerat e BE-s në rajon. (politiko.mk)