Një propozim i ri ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë mund të jetë një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve. Kjo është ajo që mendon profesori britanik i LSE, James Ker-Lindsay, i cili ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për zhvillimet e fundit në Bruksel.
Sipas tij, nëse Kosova pranon të themelojë Asociacionin, kjo do të hapte rrugën për ushtrimin e presionit ndaj Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se ky do të ishte një proces gradual, por që duhet të fillojë diku. Ai ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare po përpiqet të ndihmojë në këtë drejtim, duke siguruar autonomi dhe mbrojtje për serbët e Kosovës dhe objektet fetare.
Ker-Lindsay ka shpërndarë tekstin e tij edhe në profilin e tij në „X“, duke theksuar se proceset e paqes kanë të bëjnë me renditjen dhe zhbllokimin e hapave në rendin e duhur. Ai ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit është një hap vendimtar drejt njohjes eventuale nga Serbia.