Një lider i mirë duhet të jetë pragmatik dhe parimor, ndërsa një lider i madh duhet të jetë i gatshëm të sakrifikojë veten për një kauzë më të madhe. Kjo është thelbi i fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e UBT-së me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”.
Kurti ka theksuar se lideri i mirë duhet të ketë aftësi për të tërhequr dhe mbajtur ndjekësit e tij, por edhe për t’u përkushtuar ndaj një kauze të drejtë. Ai ka shtuar se lideri i madh duhet të ketë vullnet për të bërë sakrifica personale për të mbrojtur parimet e tij.
Si shembull i një lideri të mirë dhe të madh, Kurti ka pohuar se presidenti amerikan Abraham Lincoln ishte një figurë historike që luftoi për çlirimin e skllavërve dhe ruajtjen e unitetit kombëtar.
Kurti gjithashtu ka folur edhe për rolin e Qeverisë në formimin e liderëve të së ardhmes, duke thënë se Qeveria po punon për të nxitur dhe përgatitur njerzit që janë efektiv në mjete dhe moralisht në qellime. (politiko.mk)