Një skenë e trishtuar u shfaq në spitalin Al Aqsa në Deir al-Balah në Gazën qëndrore të shtunën në mëngjes, ku njerëzit u mblodhën për të vajtuar të dashurit e tyre që humbën jetën në një natë me sulme ajrore izraelite.
Në video të ndryshme në rrjetet socilae tregohen trupa të shumtë, përfshirë edhe fëmijë, të mbuluar me shami të bardhë ose batanije të trasha, të vendosura në tokë në oborrin e spitalit.
Dr. Khalil Al-Dikran i tha se spitalet kishin marrë 22 trupa gjatë natës dhe qindra të plagosur. Ai tha se njerëzit kishin sjellë të vdekurit dhe të plagosurit në spital duke përdorur gjithçka nga makinat, biçikletat dhe karrocave me gomar.
Spitalet kanë humbur kontaktin me njëri-tjetrin, tha ai, pasi rrjetet e komunikimit u ndanë në rripin e Gazas.
“Njerëzit janë të dëshpëruar për të gjetur lajme për të dashurit e tyre dhe familjet e tyre”, shtoi ai.
Al-Dikran gjithashtu tha se pas një pushimi prej disa orësh, sulmet ajrore kishin rifilluar përsëri në Gazën qendrore dhe veriore.
Zjarri i artilerisë kishte vazhduar pa ndërprerje gjatë natës, tha ai. (politiko.mk)