Para derbit me Interin, Murinjo merr vendimin për Dibalën

Paulo Diballa do të jetë mungesa e madhe e Romës në transfertën e së dielës ndaj Interit në “San Siro”. Sulmuesi argjentinas provoi deri në fund të rikuperohej dhe në fakt ia doli me sukses. Në stërvitjen e fundit të verdhekuqve, Dybala nisi të ushtrohej me topin dhe kishte dhënë miratimin për gatishmërinë e tij për ndeshjen me zikaltërit.

Megjithatë, në fund trajneri Hoze Morinjo ka vendosur ta lërë në kryeqytet sulmuesin dhe kështu nuk do ta grumbullojë për transfertën në Milano.

Misioni për Dibalën është i qartë, të vijojë stërvitjet derisa të rikthehet në më të mirën e tij pasi nuk ia vlen të rrezikohet në këtë pikë të sezonit. Pritet që “La Joya” të grumbullohet për ndeshjen e radhës të kampionatit, atë ndaj Leçes ku mund të marrë disa minuta, e më pas të luajë në transfertën europiane ndaj Sllavia Pragës me qëllimin për të mbërritur në formën maksimale për derbin ndaj Lacios të parashikuar për t’u zhvilluar më datë 12 nëntor.