Rikthehet ora dimërore

1 min read

Gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës bëhet kalimi nga ora verore në atë dimërore.

Ky ndryshim i orës ndodh çdo vit në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit tetor, kur akrepat kthehen pas dhe ora shënon 02:00,

Të gjithë do të kenë një orë më shumë për të shijuar gjumin e mëngjesit.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Ende nuk është arritur një marrëveshje për propozimin e katër viteve më parë të Komisionit Evropian për heqjen e ndryshimit sezonal të orës që bëhet çdo vit të dielën e fundit të muajit mars dhe muajit tetor.

Në vitin 2019, propozimi u mbështet nga Parlamenti Evropian, por ai duhet të miratohet nga shtetet anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.