Sheqeri, një armik i fshehtë i shëndetit mendor

1 min read

Një studim i ri ka treguar se një dietë e pasur me sheqer mund të rrisë rrezikun e depresionit. Sipas studimit, sheqeri mund të shkaktojë inflamacion në trup dhe tru, i cili është një faktor kyç në shfaqjen e simptomave të depresionit. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë shumë ushqime të përpunuara me sheqer, veçanërisht gjatë dimrit, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni me fillimin e dimrit.

Dr Stephen Ilardi, bashkautor i studimit, ka thënë se sheqeri është si një ilaç që mund të ketë një efekt të përkohshëm pozitiv në humor, por në afat të gjatë mund të ketë pasoja negative për mirëqenien dhe shëndetin. Ai ka këshilluar njerëzit që të reduktojnë konsumin e sheqerit dhe të hanë më shumë ushqime të shëndetshme që përmbajnë lëndë ushqyese për trurin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.