Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës e Shqipërisë, Belinda Balluku publikoi se Shqipëria “del nga lista gri për larjen e parave”, që u konfirmua në raportin e grupit punues për aksion financiar, FATF.
Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës e Shqipërisë, Belinda Balluku publikoi se Shqipëria “del nga lista gri për larjen e parave”, që u konfirmua në raportin e grupit punues për aksion financiar, FATF.
Sipas saj, lufta për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit ka qenë në fokus të Qeverisë shqiptare djhe do të mbetet një nga përcaktimet kryeosre në bashkëpunim me partnerët strategjikë.
“Shqipëria del nga lista gri e FATF-së. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare, puna për përmbushjen e reformave, reformimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në një Agjenci Inteligjence Financiare, investimi në ndryshimin thelbësor të ligjeve dhe dixhitalizimit të proceseve, kanë qenë të gjitha hapa që janë vlerësuar nga partnerët ndërkombëtar dhe anëtarët e FATF që sot zhvilloi seancën e saj plenare duke marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, njëri prej të cilëve është një gur kilometrik për Shqipërinë, dalja e saj nga lista gri”, shkruan ajo në Fejsbuk.
Balluku, shtoi se ky vendim sjell padyshim forcimin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, krijimin e kushteve të favorshme për investime të huaja të mëtejshme, uljen e kostove të borxhit kombëtar, konsolidimin e shkëmbimeve tregtare dhe të shërbimeve.
Ajo shtoi se ky vendim sjell edhe një sërë benefitesh të tjera të cilat rrjedhin nga ky pozicion i ri i Shqipërisë.
“Lufta për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit është dhe ka qenë në fokus të punës së Qeverisë Shqiptare dhe do të mbetet një nga angazhimet kryesore të saj në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik”, u shpreh Balluku.