Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Rripin e Gazës, duke goditur 150 objektiva nëntokësore gjatë natës së premte dhe duke njoftuar se po zgjeron operacionet tokësore.
Një nga të vrarët ishte Asem Abu Rakaba, kreu i aseteve ajrore të Hamasit, i cili ndihmoi në planifikimin e sulmeve të 7 tetorit kundër Izraelit dhe “drejtoi terroristët që depërtuan në Izrael me parashuta”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Ekipe të ndryshme mediatike në teren kanë raportuar se po vazhdojnë shpërthime të forta dhe fuqi ajrore. Mund të shihet gjithashtu tymi që ngrihet nga enklava.
Disa nga shpërthimet janë aq të forta sa ndikimi mund të ndihet fizikisht aty ku është ekipi, rreth një kilometër nga kufiri.
Ushtarët rezervë të IDF-së që po mbajnë pozicionin i thanë se nata e së premtes ishte deri tani nata më e vështirë e bombardimeve. Ata kanë qenë në zonën që kur Hamasi nisi sulmet kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe duke marrë peng qindra.
Ata thanë se bombardimet e bëra mëngjesin e së shtunës janë shumë më pak intensive sesa gjatë natës.