Bajerni nuk nxiton me kontratë të re për Musialën, Reali, Siti e Liverpulli gati të ndërhyjnë

Xhamal Musiala është kthyer në një nga talentet më të kërkuar në tregun e transferimeve. Real Madrid, Man. Siti apo Liverpulli janë të gatshëm të investojnë miliona euro për të siguruar shërbimet e yllit të Bajern Munihut, por presidenti i klubit gjerman theksoi se Musiala është pjesë e rëndësishme e klubit, por nuk e kanë me nxitim për t’i ofruar një kontratë të re.

“Nuk jemi të befasuar që klube të tjera kërkojnë Jamal, është një lojtar i shkëlqyer, këtë e vërtetoi edhe të martën në Stamboll. Ai ka një kontratë me ne deri në 2026. Ai e di shumë se çfarë përfaqëson Bajerni, e di gjithashtu që këtu i ka dyert e hapura. Do të më pëlqente të qëndronte me ne për shumë kohë, por nuk e kemi me nxitim”, u shpreh Harbert Hainer, presidenti i Bajern Munihut.