Pavarësisht që Maqedonia nuk ka një numër të saktë të pacientëve të prekur nga sulmet në tru, ajo gjendet në zonën e kuqe të hartës botërore sa i përket numrit të të prekurve nga kjo sëmundje, shkruan Alsat.
Gjithashtu nga Shoqata e Neurologjisë thonë se është shqetësues fakti i zhvendosjes së kufirit të moshës që prek kjo sëmundje, tashmë nën 65 vjet ose në raste të caktuara edhe mosha shumë të reja.
“Sulmi në tru është sëmundje shumë serioze. Sëmundje nga e cila vetë një e treta e përjetojnë mbeten pa pasoja, një e tretë mbeten me invaliditet të përhershëm dhe një e treta e pacientëve fatkeqësisht kanë përfundim fatal, përkatësisht vdesin”, theksoi Drgana Petrovska Cvetkovska, Shoqata e Nevrologjisë.
“Faktorët më të zakonshëm të rrezikut janë: hipertensioni, vlerat e larta të yndyrës në gjak, diabeti, pirja e duhanit dhe konsumimi I alkoolit, dieta joadekuate dhe aktiviteti fizik i reduktuar”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.
Sipas statistikave botërore, më këtë sëmundje tashmë janë të prekur 68 milionë banorë në botë ndërkohë si raste të reja janë regjistruar 12 milionë të tjerë.